Besim Nebiu: Kontestin me Bullgarinë mund ta zgjidh vetëm politika, dhe jo komisionet historike

by admin
Spread the love




Analisti politik Besim Nebiu  tha se nëse nuk zgjidhet kontesti me Bullgarinë brenda kësaj periudhë atëherë rrezikon që konflikti i njëjtë të mbetet i ngrirë dhe të mos mund të gjendet zgjidhje ndoshta edhe në ndonjë afat prej 10 viteve.

Besim Nebiu duke folur për punën e komisioneve historike tha se është e vërtetë se problemi ka të bëj me historinë por se kontekstin sipas tij mund ta zgjidh vetëm politika.

“Këto grupe historike takohen për tre katër vite dhe kanë zero progres”, tha Besim Nebiu.

Besim Nebiu tha është vështirë që të pritet historianët të sjellin vendime dhe të arrijnë marrëveshje.

“Ato komisionet janë krijuar dhe komisionet historike nuk mund të arrijnë marrëveshje, ato mund të arrijnë që të mos të ketë gjuhë të urrejtjes dhe të zbutet narrativi, por jo edhe të arrihet marrëveshje përfunditare”, deklaroi Nebiu.


You may also like