Besa dhe Arsimi “shkelin” gjithçka që u delë para, bashkimi barazon në Strumicë – Shqip

by admin
Spread the love

Një fitore e  vendasve, tre barazime dhe katër fitore të skuadrave mysafire me  gjithësejt 10 golat të shënuar është epilogu i tetë ndeshjeve të javës së 19-të në Ligën e dytë të futbollit vendor> Besa dhe Arsimi  fitojnë në transfertë, ndërsa Bashkimi barazon në Strumicë.

Lideri në renditjen e tabelës Besa e Dobërdollit nuk lejoi befasi  por  përkundrazi  nga  transferta  me  Kamenica sasa  kthehet   me  tre pikë  duke  fitura  3-0  me  golat  që i shënuan Filip Aleksovski  2 gola dhe  Dragarski 1 gol. Me tre  pikët  e sotme Besa tani kryeson  me 50 pikë.

Fitore të madhe ka shënuar edhe Arsimi kundër Kozhufit në Gjevgjeli me  rezultatin 2-0 me golat që i shënuan Amir Nuhija dhe Argjend  Gafuri. Me tre  pikët e reja Arsimi tani me 35 pikë, rrugëton për pozitën e tretë që siguron balotazhin për kualifikim në Ligën e Parë

Në Strumicë, Bellasica dhe Bashkimi kanë ndaj pikët duke luajtur me barazim pa gola 0-0.

Ndeshja derbi e javës me Detonit Plaçkovica dhe Pelisteri ka  përfunduar me fitoren e vendasve 1-0.

Novaci   ka  barazuar  1-1 me Teteksin, Ohërsi kthehet me  tre pikë nga Negotina  duke e mundur  Vardari  1-0,, tre pikë në cilësinë e mysafirit ka  fituar edhe  Skopje  1-0. kundëtr Karaormanit , ndërsa Osogova dhe Pobeda   kanë  luajtur me barazim pa  gola

Rezultatet: Bellasica – Bashkimi 0-0, Detonit Plačkovica –  Pelisteri 1-0, Kamenica Sasa – Besa 0-3, Karaormani – Skopje 0-1, Kozhufi – Arsimi 0-2, Novaci – Teteksi 1-1, Osogova – Pobeda  0-0 dhe  Vardari – Ohri 0-1

Tabela: 1. Besa 50 pikë, 2.Pelisteri 42, 3.Detonit Pllaçkovica 41, 4.Arsimi 35, 5.Ohri  30, 6. Skopje 28, 7. Bashkimi 28, 8. Vardari 27, 9. Bellasica  25, 10.Kozhufi 24, 11.Novaci 23, 12.Teteksi 20, 13.Pobeda 17, 14.Osogova 16, 15.Karaormani 15, 16. Kamenica Sasa 8 pikë.

Në xhiron e 20-të, më 9 mars (e shtunë),takohen: Arsimi – Karaormani, Bashkimi – Novaci, Besa – Detonit – Pllaçkovica, Skopje – Vardari, Ohri – Osogova, Pelisteri – Kozhufi, Pobeda – Bellasica  dhe Teteksi – Kamenica Sasa

You may also like