Berlusconi: Kemi bërë gjithë këto blerje, shpresoj të qëndrojmë në Serie A

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas një vere të zjarrtë, me Adriano Gallianin shumë aktiv në merkato për të ndërtuar një skuadër konkurruese, Monza është tashmë gati për të nisur sezonin e parë në histori në Serie A.

Në një intervistë për “Rtl 102.5”, presidenti Silvio Berlusconi ka folur për objektivat e klubit:

“Serie A? Duhet të vinte një vit më parë, por u ndeshëm me një gjyqtar që na mohoi një gol. Gjithsesi jemi në Serie A dhe shpresojmë që gjithë këto blerje të na ndihmojmë të mos bëjmë figurë të keqe dhe të qëndrojmë mes më të mirave të Italisë.

Champions? Ajo ishte një batutë”, ka thënë mes të tjerash ish-presidenti legjendar i Milanit. / Oversport.tv

Foto: AC Monza Facebook

You may also like