BERLIN – Scholz vonon dërgimin e sistemit “Taurus” në Ukrainë

by admin
Spread the love

BERLIN, 21 shkurt /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman, Olaf Scholz vazhdon të kundërshtojë dorëzimin e raketave “Taurus” në Ukrainë, tha sot një zëdhënës i qeverisë, pavarësisht presionit në rritje nga koalicioni i tij.

Grupet parlamentare të koalicionit gjerman duan të paraqesin një mocion të përbashkët në Bundestag, Dhoma e Ulët e parlamentit të Gjermanisë, për të ofruar sisteme dhe municione shtesë të nevojshme të armëve me rreze të gjatë veprimi.

Armët duhet t’i mundësojnë Ukrainës sulme në shënjestër ndaj objektivave strategjikisht të rëndësishme në pjesën e pasme të agresorit rus”, sipas mocionit.

Raketat “Taurus” do t’i plotësonin këto kërkesa, por nuk përmenden në mënyrë eksplicite në mocion.

“Kancelari e mbështet “me gjithë zemër” këtë mocion”, tha sot zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit në Berlin.

“Përsa i përket dorëzimit të një sistemi special të armëve, Scholz i qëndron mendimit të tij”, tha Hebestreit pa permendur termin “Taurus”.

Ukraina kërkoi zyrtarisht raketat “Taurus” nga qeveria gjermane në maj. Armët mund të godasin objektivat deri në 500 kilometra larg me saktësi të madhe.

Scholz ka bllokuar dërgimin e tyre në Ukrainë, i shqetësuar se sistemi mund të përdoret nga forcat ukrainase për të goditur objektivat e ndjeshme ruse dhe në këtë mënyrë për të përshkallëzuar tensionet midis Gjermanisë dhe Rusisë.

Kancelari gjerman vendosi në fillim të tetorit të mos i dërgonte Ukrainës raketat e sofistikuara.//a.i/

You may also like