BERLIN – Scholz: Putin nuk i ka ndryshuar pikëpamjet e tij për luftën në Ukrainë

by admin
Spread the love

BERLIN, 14 shtator /ATSH – DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin është i pabindur në qëndrimin e tij ndaj luftës në Ukrainë, deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Fatkeqësisht, nuk mund t’ju them se ekziston një kuptim se ishte një gabim për të filluar këtë luftë,” tha Scholz një ditë pas telefonatës së tij 90-minutëshe me Putinin.

Por Scholz theksoi se ishte ende e drejtë të flitej me liderin rus për të shpjeguar këndvështrimin gjerman.

“Unë besoj fuqishëm se Rusia duhet të tërheqë trupat e saj në mënyrë që të ketë një shans për paqe në rajon. Dhe çdo ditë e kuptoj se kjo është e vetmja perspektivë”, theksoi ai.

Telefonata e së martës ishte biseda e parë e Scholz me Putinin në më shumë se tre muaj. Ai këmbënguli se një zgjidhje diplomatike dhe një tërheqje e plotë e trupave ruse duhej të arrihej sa më shpejt që të ishte e mundur. /os/ERLIN,

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakGJED dënon Google duke i konfirmuar gjobën 4,125 miliardë euroshe

You may also like