BERLIN – Scholz: Evropa do të blejë armë nga tregu botëror për Ukrainën

by admin
Spread the love



BERLIN, 16 mars Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë të ditur se vendet evropiane do të blejnë armë nga tregu botëror për të mbështetur luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Berlin me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin polak, Donald Tusk, kancelari Scholz tha se evropianët janë të bashkuar dhe të vendosur të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën.

“Ne kemi rënë dakord sot për disa pika kyçe dhe tani e tutje do të prokurojmë më shumë armë për Ukrainën, duke i blerë ato nga tregu botëror. Ky është një përmirësim i mirë”, u tha Scholz gazetarëve.

“Së dyti, prodhimi i pajisjeve ushtarake do të zgjerohet edhe përmes bashkëpunimit me partnerët brenda Ukrainës. Dhe së treti, si pjesë e formatit Rammstein, ne po krijojmë një koalicion të ri të aftësive për artilerinë me raketa me rreze të gjatë”, shtoi ai.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakNjë 103 vjeçarare në timon pa patentë dhe asikuracion alarmon karabinierët


You may also like