BERLIN – Qindra fluturime anulohen për shkak të grevës së pilotëve të “Eurowings”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BERLIN, 6 tetor /ATSH-DPA/- Greva njëditore e pilotëve në kompaninë ajrore gjermane “Eurowings” shkaktoi sot anulime të shumta të fluturimeve në filialin e “Lufthansa”.

Dhjetëra mijëra pasagjerë duhej të kalonin në fluturime të tjera ose të udhëtonin me tren ose të shtynin udhëtimin e tyre.

Sipas “Eurowings”, janë anuluar rreth gjysma e të gjitha fluturimeve. Mesatarisht, linja ajrore kryen rreth 500 fluturime në ditë drejt destinacioneve në Gjermani dhe Evropë.

“Vetëm në Dusseldorf, qendra më e madhe e fluturimeve të “Eurowings”, u anuluan 118 fluturime”, sipas një burimi.

“Eurowings” ishte ende në gjendje të ofronte pothuajse gjysmën e fluturimeve të planifikuara pavarësisht grevës, pasi dega austriake “Eurowings Europe” nuk ishte prekur nga aksioni industrial.

“Eurowings” përdori gjithashtu më shumë avionë nga kompanitë partnere.

Sindikata “Vereinigung Cockpit” (VC) ka bërë thirrje që pilotët e “Eurowings” të bënin grevë pasi negociatat për një marrëveshje kolektive të pagave kishin dështuar.

(VC) ka kërkuar kushte më të mira pune. Një nga kërkesat është reduktimi i orëve maksimale të shpenzuara gjatë fluturimit.

“Eurowings” e kritikoi grevën si joproporcionale dhe të papërgjegjshme.

Shefi i personelit, Kai Duve i konsideroi kërkesat, në nje kohë kur miliona njerëz i druhen një dimri të ftohtë dhe kostove të faturave të ngrohjes, si të tepërta dhe të rrezikshme për qëndrueshmërinë e ardhshme të operacioneve të fluturimit dhe vendeve të punës.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like