BERLIN – Ndryshimi i klimës i ka kushtuar Gjermanisë 145 miliardë euro

by admin
Spread the love

BERLIN, 18 korrik /ATSH-DPA/ – Ndryshimi i klimës i ka kushtuar Gjermanisë mesatarisht 6,6 miliardë euro (6,7 miliardë dollarë) në vit që nga viti 2000, sipas një studimi nga Ministria gjermane e Ekonomisë.

”Duke filluar nga viti 2000 kostoja totale ka qenë 145 miliardë euro”, sipas studimit të publikuar nga ministria që do të publikohet në Berlin.

Këto shifra do të jenë thelbësore për t’i hapur rrugën konferencës së OKB-së me temë ”Ndryshimet Klimatike të vitit 2022”, e njohur zakonisht si COP27, që do të zhvillohet në qytetin bregdetar egjiptian të Sharm el-Sheikhut, në nëntor./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like