BERLIN – Meloni takon Scholz në kuadër të vizitës inauguruese

by admin
Spread the love

BERLIN, 27 janar /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Olaf Scholz do të presë në një takim, javën e ardhshme kryeministren e re italiane, Giorgia Meloni në kuadër të vizitës së saj inauguruese në Berlin.

“Gjatë bisedimeve të 3 shkurtit në zyrën e kancelarit, fokusi do të jetë jo vetëm në çështjet gjermano-italiane, por edhe në ngjarjet aktuale evropiane dhe ndërkombëtare”, njoftoi sot zëvendëszëdhënësja e qeverisë, Christiane Hoffmann.

Meloni, liderja e partisë radikale të djathtë “Vëllezërit e Italisë”, është kryeministrja e Italisë që nga muaji tetor. Ajo qeveris me një aleancë të krahut të djathtë.

Kohët e fundit, në BE ka patur debate për politikat e qeverisë së re të migracionit pasi migrantët nga anijet e shpëtimit në Mesdhe nuk ishin në gjendje të gjenin një port për të zbritur.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKim: Kompletimi i Kushtetueses, arritje madhore për Reformën në Drejtësi

You may also like