BERLIN – Baerbock: Mbështetja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së domosdoshmëri gjeopolitike

by admin
Spread the love

BERLIN, 5 mars /ATSH-AA/ – Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock deklaroi se mbështetja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE) është bërë domosdoshmëri gjeopolitike kundër “imperializmit brutal” të Rusisë.

Baerbock bëri një deklaratë me shkrim përpara vizitës së saj në Mal të Zi dhe Bosnje- Hercegovinë.

“Përballë imperializmit brutal të Rusisë, është bërë imperativ gjeopolitik që të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur gjashtë shtetet e rajonit në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE”, tha ajo.

Ministrja Baerbock gjithashtu tha se ata nuk mund të përballojnë “zona gri” askund në Evropë.

“Së bashku, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbyllur krahët që Rusia mund të përdorë për politikën e saj të destabilizimit, dezinformimit dhe infiltrimit. Kjo përfshin mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të forcuar institucionet e tyre demokratike, për të rritur qëndrueshmërinë e tyre dhe për t’u ofruar njerëzve perspektiva ekonomike”, tha Baerbock.

Gjermania ka rritur përpjekjet e saj diplomatike në Ballkanin Perëndimor në muajt e fundit, nga shqetësimi se lufta Rusi-Ukrainë mund të shkaktojë destabilitet në rajon./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like