BERLIN – Baerbock: Koordinimi i sigurisë i rëndësishëm pas arrestimeve të anëtarëve të Hamasit

by admin
Spread the love



BERLIN, 15 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të autoriteteve të sigurisë pas arrestimeve pas arrestimeve të anëtarëve të dyshuar të Hamasit në Berlin dhe Holandë.

“Mbrojtja e sigurisë së shoqërisë gjermane dhe jetës hebreje është prioriteti ynë kryesor”, tha sot Baerbock gjatë një vizite të ministrit të Jashtëm të Libanit në detyrë Abdallah Bou Habib në Berlin.

“Kjo është arsyeja pse bashkëpunimi i ngushtë midis autoriteteve të sigurisë është kaq thelbësor. Arrestimet treguan se sa e rëndësishme është vigjilenca e autoriteteve tona të sigurisë”, tha ajo.

Të enjten, tre anëtarë të dyshuar të Hamasit u arrestuan në Berlin dhe një tjetër u arrestua në Holandë. Tre nga katër prej tyre janë në paraburgim.

Sipas Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës, deri më sot, ka rreth 450 anëtarë të Hamasit me qendër në Gjermani. Ata përpiqen të bëjnë propagandë dhe të mbledhin donacione. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKoçiu ndan dhurata për fëmijët në Pediatrinë e Tiranës


You may also like