Berishaj: Pres nga Kurti ta zbatojë zotimin për zhbërjen e Gjykatës Speciale

by admin
Spread the love

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, pas vendimit të Gjykatës Speciale që dënoi me nga katër vjet e gjysmë burgim ish-krerët e OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, ka thënë se pret nga Kryeministri i vendit Albin Kurti që t’a zhbëjë Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë për
Ekonomia Online se tendenca për me i ikë premtimit për zhbërje  duke e akuzua Hashim Thaçin, për formimin e
Gjykatës Speciale është mashtrimi i radhës.

“Pas
vendimit te Gjykatës Speciale për Nasim Haradinaj e Hysni Gucatin, unë pres me
e mbajte  premtimin kryeministri dhe
pushtetit aktual për “zhbërjen” e kësaj gjykate.

“Tendenca për me
i ikë premtimit për zhbërje  duke e
akuzua Hashim Thaçin, për formimin e Gjykatës Speciale është mashtrimi i
radhës. Gjykata u formua nga ata që e njollosen 
luftën e UÇK-se, bashkë me Serbin, nga ata që 20 vjet morën vota duke e
sulmua UÇK-në dhe komandantet. Hashim Thaçi me shokë e mori ketë vendim se e di
se nuk ka asgjë të bej me pretendimet për ato vrasje “politike”,  me ato përpjekje të Serbisë përmes
shërbëtorëve te vet, që bëri në Kosovë”.

Tutje
Berisha  shtoi se institucionet duhet të
marrin nën kontroll situatën dhe në qoftë se kryeministri nuk e mban fjalën për
shfuqizim se  paku duhet me e
amandementua ligjin, teksa shtoi që dëshmitë janë të fabrikuara, si dhe të
amandamentohet vetëm në ato pretendime të miratuara nga raporti i Dick Martit
nga Këshilli i Evropës.

“Institucionet
duhet të marrin nën kontroll situatën dhe në qoftë se kryeministri nuk e mban
fjalën për shfuqizim se paku duhet me e amandementua ligjin, sa i përket
dëshmive të ofruara nga prokuroria dhe shërbimi sekret i  Serbisë, sepse ato janë të fabrikuara, si dhe
të amandamentohet vetëm në ato pretendime të miratuara nga raporti i Dick
Martit nga Këshilli i Evropës. Institucionet demokratike, nuk munden të
ndërhyjnë ne punën e gjykatave. Avokatët e palëve i dinë procedurat e tyre te
apelimit dhe rikonfirmimit te drejtësisë”.

“Edhe unë
jam institucionalit, e nuk i jap vetës luksin të zhvilloj opinione politike
ndaj vendimeve gjyqësore. Mbase s’po mendoni se jam deputet i LVV-së, më kërkua
“pushkatimin” e prokurorëve!?. Deputetët e LVV-së dje dënuan trupën e
gjyqtarëve të Prizrenit, sepse dënoj me vendim gjyqësor deputeten e tyre
abuzuese. Kjo aktakuzë ndaj  udhëheqësve
të OVL,  është ngritur nga prokurorë të
Dhomave Speciale, por me zgjuarsi të madhe është amortizuar nga trupa e
avokateve për çka i përgëzoj dhe pres qe ne apel këta avokatë kanë me argumentua
plotësisht pafajësinë e palëve. Për ma konkretisht për veprimet e shtetit duhet
te deklarohet ministrja e linjës. Kjo është dhe obligim institucional”.

“ Edhe këta
burra janë njëjtë shtetas të Kosovës, ani pse kurrë nuk i kanë taku një partie
si LVV. Përkujdes shtetërore institucional për krejt procesin deri kur personat
te lirohen ose e kryejnë burgimin, ne rast se dënohen duhet të mbikëqyret nga
Ministria e Drejtësisë e Republikës se Kosovës. U demonizuan 20 vjet liderët e
luftës,  pse nuk deshën ta sakrifikonin
Kosovën për veten e tyre.

U akuzuan me
shpifjet se Hashim Thaçi është i shantazhuar ndaj po e përshpejton  mbylljen e dialogut më Serbinë. E mos mbyllja
e dialogut më Serbinë, po shihet se ishte projekt Rus, për ta përdor Kosovën si
adut për agresionin në Ukrahine. E opozita e atëhershme ishte në funksion të
planeve Ruse. Hashim Thaçi,  gjykatën e
ka formua me ju   tregu shpifëseve,
agjenteve rus e serb se nuk është i shantazhuar, apo siç ka thënë vet ai se
“është sakrifica me e vogël për Kosovën”.

You may also like