Berisha sulmon sërish ambasadoren Yuri Kim: Besimi ynë te SHBA nuk lëkundet

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shigjetuar sot sërish ambasadoren e SHBA-së, pasi dje Yuri Kim iu kujtoi kandidatëve shpalljen e tij ‘non-grata’. Nga një takim me demokratët e Shkodrës.

Berisha u shpreh se kjo deklarata shkel rregulla dhe parime por edhe parimet më themelore të lirisë dhe demokracisë.  Berisha shtoi se kjo nuk do të lëkundë besimin e demokratëve në vlerat e Amerikës.

Reagimi i Berishës:

“Në këtë betejë duhet të kemi besim te forca jonë. Nuk po ndalem në thirrjet e gurvenatores që flet dhe më kujton partinë e Friman. Vinte na thoshte në fjalim që demokracia juaj është ideale. Kjo jo vetëm shkel rregulla por edhe parimet më themelore të lirisë dhe demokracisë. Ne do dimë të dallojmë qëllimet absurd dhe asgjë nuk do lëkundë besimin tonë në vlerat e Amerikës.

Fillimi me primaret është një model i tyre dhe ketë model ne do ta çojmë edhe më tutje. Ju ftoj ju dhe të gjithë të përndjekurit që jeni AND e partisë demokratike. Çfarë është dhe pse u themelua kjo parti. Kjo parti u themelua për liritë dhe të drejtat njerëzore. Kjo parti u themelua për t’i dalë zot interesit kombëtar për të cilat ju dhe paraardhësit tuaj kanë sakrifikuar gjithçka.

Ne kemi pasur fatin e madh që rilindasit tanë doktrinën e shqiptarësisë e hartuan si doktrinë perëndimore dhe lanë kështu orientimin dhe vokacionin tonë në drejtimin e duhur. Në këtë kontekst dhe të gjitha kohërat e vështirësive të PD ju u shndërruar në faktor. Ju ftoj që në këtë betejë që ka si qëllim rivendosjen e lirisë dhe vlerave të saj. Rivendosjen e vlerave konservatore të shqiptarëve dhe konsolidimin e tyre ta vazhdojnë duke dhënë kontributin e tyre. Jam i bindur që do ngremë opozitën më të fuqishme që ka njohur vendi dhe do të fitojmë”, tha Berisha.

You may also like