Berisha fitoi garën për kreun e PD-së, nuk përmbahet Evi Kokalari, “thumbon” Bashën dhe Alibeajn

by admin
Spread the love

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari e cila është rreshtuar në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha ka dalë më një deklaratë ‘thumbuese’ për kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajn dhe ish-kryedemokratin Lulzim Basha.

Nisur nga fitorja e Berishës dje në 108 si kryetar i PD-së, Kokalari shkruan se i duhet dërguar një shishe xanax (medikament që lufton ankthin), Alibeajt dhe Lulzim Bashës.

Postimi i Kokalarit:

“Ju lutem, dërgoni një shishe xanax tek Rruga Elbasanit, dhe një tek Torre Drin”, shkruan Evi Kokalari.

You may also like