Berisha – Escobarit: Shqiptarët nuk i pranojnë ‘kukullat’. Basha s’është më kryetar i PD pas 11 dhjetorit

by admin
Spread the love

Sali Berisha ka folur për herë të parë pas vizitës së Gabriel Escobar në Tiranë. Ai ka sulmuar zyrtarin e lartë amerikan duke u shprehur se shqiptarët nuk i pranojnë kukullat.

Sa i përket Kuvendit, Berisha u shpreh se Lulzim Basha nuk do të jetë më kryetar i PD pas 11 Dhjetorit.

“Përballja ime me deklarimin non-grata është përballje në gjykatë. Është një vendim politik korruptiv i marrë nga George Soros. Do të shihet se çfarë turpi ka në ato dosje. Sali Berisha është në një mision të ri. Është e vërtetë që PD duhet të kishte sot një udhëheqës tjetër. Por dallimi im me Lulzim Bashën është shumë i madh.

Ai pas katër humbjesh nuk jep dorëheqjen. Unë humba zgjedhjet, ika dhe i hapa krahun një gjenerate tjetër. Nëse Basha pranon se ka qenë kukull e imja 8 vite, duhet të largohet 8 herë.

Do t’i sugjeroja zotit Escobar se kombet e vjetra kanë problematikat e tyre, por kukullat nuk i pranojnë. Ne sot kemi 5200 delegatë. Lulzim Basha pushon së qeni kryetar i PD pas votimit nga Kuvendi në 11 Dhjetor” – tha Sali Berisha.

You may also like