Berisha bën paralajmërimin e fortë: Cilat janë projektet që do të ndryshojnë sapo të vijë PD në pushtet

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar ditën e sotme në një bashkëbisedim me ekspertë për trashëgiminë kulturore, se ligji për trashëgiminë kulturore do të jetë ndër të parët që do të ndryshohet në rast se PD vjen në pushtet.

“Ligji për trashëgiminë kulturore do të jetë nga ligjet e para që do të rishqyrtohet. Do të hartojmë një ligj me ekspertizën më të mirë europiane në këtë fushë.

Për Pallatin e Brigadave kemi pasur një projekt 8 deri në 10 mln euro për restaurimin e tij. Tani nuk flitet më për të. Praktika është shkatërroje që ta transformosh”, tha Berisha.

Ai prezantoi disa nga projektet që PD ka në plan të ndryshojë në qytet pas studimit me ekspertë të huaj.

“Sheshi duhet rivatilizuar. Do punohet me arkitektë. Nuk kam qenë kurrë dakord të përjashtohet trafiku. Do rivatilizohet. Nuk mund të konceptoj një shesh pa treg dhe pa jetë si sheshi i sotëm. Korsitë e biçikletave do studiohen. Ku do qëndrojnë dhe ku nuk do qëndrojnë. Në parim nuk jam kundër biçikletës dhe nuk mund ta nxjerrim jashtë qarkullimit.

Kemi pasur një plan urbanistik për Tiranën. Ai u bë për dy vite. Nuk kishte të përcaktuara nga 5 deri në 8 kate. Aty ku kanë qenë të përcaktuara për 5 katëshe sot kanë 35 kate. Plani ka qenë i përcaktuar. Nuk ishin të përcaktuara kullat. Kishte hapësira për pallate deri në 8 kate”, u shpreh Berisha.

You may also like