Berisha-Ballukut: Ç’lidhje ke ti me largimin e Nanos, sqaroni misterin e Lul Morinës

by admin
Spread the love

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se ndodhet në seancën e sotme plenare për të shtruar tre pyetje.

Berisha pyeti zv/kryeministren Balluku se çfarë lidhje ka ajo me largimin e Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Po ashtu ai i kërkoi llogari Ballukut për misterin e pallatit të Lul Morinës.

“Të dashur qytetarë dhe qytetarë, të dashura zonja deputete, zotërinj deputetë, zonja drejtuese e seancës. Unë jam këtu për të shtruar tre pyetje: A mundet një njeri ta mbajë me mashtrime parlamentin 20 minuta, duke shkelur çdo rregullore siç bën zonja? E dyta, me çfarë lidhet me ju, largimi i Nanos, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, çfarë lidhje ka? Pastaj, fol pak këtu për misterin e pallatit të Lul Morinës. Na fol pak për mullar-pallatin. Pallati 8-katësh dhe ti flet aty për mister. Eja këtu tani jep sqarime”, tha Berisha./Opinion.al

You may also like