Beppe Marotta thyen heshtjen, sqaron situatën e Bremer dhe Dybala

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Të humbasësh një objektiv në merkato për të cilin po punon prej muajsh padyshim që nuk lë një shije të mirë. Megjithatë, është pjesë e punës dhe këtë gjë e ka shpejguar edhe vetë Beppe Marotta gjatë komentit të tij për transferimin e Gleison Bremer te Juventusi.

Përgjatë një intervistë për Dazn, numri 1 i merkatos së Interit u shpreh qartë se ky objektiv është humbur për shkak të stabilitetit ekonomik që Interi kërkon të ketë.

“Ausilio po punonte prej muajsh për këtë lojtar, por kushtet tona bazuar në stabilitetin ekonomik nuk na lejuan që ta përmbyllnim me sukses. Ka dështuar një mundësi e mirë, por kjo bën pjesë në rregullat e lojës”, tha ndër të tjera Beppe Marotta.

Për sa i përket Dybalas ai tha: “Dybala është një djalë serioz dhe profesionist, por në e kam thënë edhe më parë jemi plot në atë repart. Nuk kishte hapësirë për të dhe nuk ishte një ndërhyrje e nevojshme. Gjithçka më pas u fry shumë si gjithmonë dhe rrezikonim të bënim një figurë të keqe, por nuk ka qenë kështu. Interi ka një repart ofensiv me vlera të mëdha. Roma është vendi ideal për të.” /oversport.tv

Foto: inter.it

 

You may also like