Benzemas t’i hiqet pasaporta franceze dhe “Topi i artë” – Shqip

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së mërkure ministri i Brendshëm i Francës Gerald Darmanin, e ka tronditur opinionin me deklaratën për futbollistin e njohur Karim Benzema.

Darmanin tha se Benzema se ka lidhje me grupin terrorist “Vëllazëria myslimane”.

E disa orë më pas ka reaguar edhe senatorja nga Partia Republikane, Valerie Boyer.

Ajo kërkoi që ndaj Benzemas të merren masa.

Boyer tha se atij duhet t’i merret shtetësia dhe “Topi i artë”, i fituar vitin e kaluar.

“Është urgjente të veprohet kundër atyre që kërcënojnë vazhdimisht vendin tonë”, tha ajo.

Reagimi i dy politikanëve francez vjen pasi fituesi i “Topit të artë”, kishte reaguar ndaj bombardimit të spitalit në Gaza, ku raportohet se vdiqën mbi 400 persona, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.

You may also like