Benzema flet para përballjes me PSG – vlerëson Messin, Mbappen e Neymar

by admin
Spread the love

Sulmuesi francez i Real Madridit, Karim Benzema ka folur në konferencën për shtyp të mbajtur para ndeshjes ndaj PSG-së që zhvillohet në kuadër të Champions League, transmeton Insporti.

Në konferencë për shtyp, Benzema foli treshen Kylian Mbappe, Neymar dhe Lionel Messi.

Fillimisht ai foli për Messin: “Është lojtar i pabesueshëm, njerëzit presin shumë gola nga ai, por unë e di çfarë është në gjendje të bëjë. Kam luajtur shumë herë kundër tij dhe nesër do jetë një histori tjetër”.

Teksa shtoi se do të jetë emocionuese për të të luajë ndaj Mbappes, duke përmendur edhe Neymarin.

“Përballja ndaj Mbappe? Të luajë kundër tij do jetë emocionuese. Është gjithmonë vështirë kur nuk je në fushë, në kokën time jam gati për ndeshjen. Nëse luaj, do jap 100 për qind”. Neymar? Është top lojtar. Nuk e di nëse do jetë plotësisht gati, por është mirë për ta që është rikthyer. Por, nuk është vetëm për një lojtar, ata kanë shumë lojtarë të mëdhenj”.

Francezi ka munguar në javët e fundit shkaku i lëndimit, derisa mbetet në dyshime nëse do jetë titullar ditën e nesërme ndaj PSG-së.

Ndryshe, PSG dhe Real Madrid do të takohen të mërkurën në kuadër të raundit 1/16 të Ligës së Kampionëve, me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Parku i Princave”.

You may also like