Beniada rrëfehet papritur te Donaldi: “Jam e lumtur që…”

by admin
Spread the love

Gjatë rrugëtimit të banorëve në “Big Brother VIP Albania” janë krijuar jo vetëm debate dhe konflikte, por edhe miqësi dhe marrëdhënie të forta shoqërore.

Mesa duket, një ndër to është dhe ajo midis dy konkurrentëve, Beniadës dhe Donaldit. Ata janë dy nga banorët që janë bërë pjesë e formatit që në fillim të tij dhe janë kthyer në pretendentë për finalen e 18 shkurtit por dhe për çmimin e madh.

Ndërkohë, së fundmi, ata kanë bërë një bisedë me njëri-tjetrin, ku modelja i ka shprehur Donaldit vlerësimin që ka për të, duke e konsideruar si një njeri të fortë dhe luftarak.

“Për katër muaj kam njohur një Donald pa ditur asgjë dhe të kam analizuar në një mënyrë të pastër ashtu si më ke analizuar ti mua.

Është ndryshe kur më analizon mua dhe të tjerët që di diçka. Dhe jam e lumtur që kam njohur një Donald të fortë, nganjëherë pak nevrik por është pjesa jote e bukur. Sepse mendon se ke të drejtë dhe lufton për të drejtën tënde. Një Donald që në të mirë dhe keq ka mbështetur njeriun e vet.”, i tha Beniada.

Rikujtojmë se Beniada edhe në “PRIME”-n e së premtes deklaroi se pavarësisht konflikteve të dy miqve të saj, Einxhel dhe Donaldit, ajo nuk dëshiron të mbajë qëndrim.


You may also like