Beniada iu tregon një metodë fare të lehtë si të ngroni “sumën”

by admin
Spread the love

Beniada Nishani Jakiç është një nga banoret më simpatike të këtij edicioni Big Brother VIP. E kemi parë në situata nga më të ndryshmet dhe na bën për vete me karakterin e saj.

Mijëra video të Beniadës qarkullojnë në rrjet për mënyrën sesi ajo flet gjuhën shqipe. Video që të bëjnë për të qeshur. Kujtojmë gafën simpatike me emrin e Ylli Limanit – Ydhi Dhimani sipas Beniadës.

Ajo ka një karakter dhe temperament që të bën për vete. Është e pajisur me një modesti, lehtësi dhe autoironi që përveç se e bëjnë të rezultojë simpatike, janë veti që rrallë i gjen nëpër njerëz.

Do ishte bukur sikur Beniada të dilte fituese e këtij edicioni Big Brother VIP Albania por është diçka gati e parealizueshme.

Arsyeja është e thjeshtë, publiku shqiptar është mësuar me dinamika shumë më të forta, emocione më të forta, përplasje dhe pak sharje tek-tuk por Beniada nuk e përmbush dot këtë nevojë të publikut Shqiptar.

Ajo është gjithmonë e përmbajtur, elegante, e brishtë, e edukuar, nuk ofendon e nuk shan dhe për këto arsye zor se publiku do e konsiderojë të denjë për vendin e parë.

Kjo është një nga perlat e fundit që vjen vërdallë nëpër rrjetet sociale, video që është bërë virale. Një veprim që sidomos gjinia femërore e njeh shumë mirë sepse e bën shpesh.


You may also like