Ben Andoni plas deklaratën e fortë: Ja çfarë e pret PD-në pas shpalljes non grata për herë të dytë të Sali Berishës

by admin
Spread the love

Analisti Ben Andoni për shpalljen non grata të Sali Berishës nga Britania e Madhe dhe rikthimin në skenë të emrit të ish-këshilltarit për zgjedhjet, Damir Fazlliç dhe padisë ndaj tij për aktivitet kriminal, thotë se nuk beson që kryedemokrati të mos e ketë ditur.

Fazlliç ka qenë deri në mbledhjen e Komisioni të Sigurisë Kombëtare të vendit tonë, kjo tregon se institucione të tilla ose janë të papërgjegjshme dhe nuk kanë filtrat e duhur, por nuk mendoj se institucionet tona me gjithë brishtësitë e veta, të mos kenë elementë për Damir Fazlliç.

Por ja ku jemi, është një proverb latin që thotë ‘faktet i hedhin poshtë argumentet’. Jemi përpara një fakti.

Vazhdohet akoma me Soros, i cili nuk ka peshë në Angli dhe nuk mund të bëjë peshë në një politikë ultra të djathtë që një politikë si e Soros të ketë ndikim.

PD ka shumë probleme identifikimi që po ia bëjnë shumë të lehtë mandatin e tretë zotit Rama.

PD ka nevojë realisht për një përfaqësim krejt tjetër me gjak të ri, nëse nuk ke demokraci brenda partisë si mund të bëjë demokraci për të ardhmen, duhet ti shohë realisht akuzat kundër tij.

Nëse sistemi i drejtësisë vazhdon të flejë siç po fle, kjo amulli do të zgjasë”, u shpreh analisti.

You may also like