Bellanova një hap larg Interit, arrihet akordi total me Cagliarin

by admin
Spread the love

Raoul Bellanova është vetëm një hap larg interit. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, drejtuesit e Interit kanë përshpejtuar negociatat kohët e fundit dhe kanë arritur një akord total me klubin e Calgiarit.

Bellanova do të transferohet tek Interi në formë huazimi ku zikaltrit do të paguajnë rreth 4 milionë euro. Më pas në rast se ata dëshirojnë ta blejnë përfundimisht duhet të paguajnë edhe 7 milionë euro të tjera, por kjo është diçka që pritet të ndodhë pasi klubet kanë arritur një marrëveshje “gentleman”-ësh.

Për sa i përket kontratës së tij, ai do të firmosë me Interin një kontratë që do ta mbajë lidhur për katër vite, me mundësinë edhe për një tjetër vit. Paga e tij do të jetë rreth 1 milionë euro në vit plus bonuse. /oversport.tv

You may also like