Bellai: Lamë 2 pikë në shtëpi, por barazimi ishte një rezultat i drejtë

by admin
Spread the love

Trajneri i Bylisit, Arian Bellai ka folur për Oversport pas barazimit pa gola ndaj Egnatias.

“Morëm një pikë përballë një skuadre shumë të mirë. Ishte një rezultat i drejtë, sepse të dyja skuadrat kishin nga dy raste për shënim, më pas kishte qarkullim topi. Jemi një ekip i ri, por besoj se në këto dy javë do të punojmë për të përmirësuar gabimet që kemi.

Pikë e fituar apo 2 të humbura? Fakti që luajmë në shtëpi, mund të konsiderohen 2 pikë të humbura. Por Egnatia është një skuadër shumë cilësore. Pika më kënaq, por e kam thënë që fusha luan një rol të rëndësishëm dhe ne lamë 2 pikë në shtëpi në ndeshjen e sotme.

Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe fituam mesfushën falë zëvendësimeve që bëmë”, ka thënë mes të tjerash Bellai. / Oversport.tv

You may also like