Belind Këlliçi zbulon se çfarë e tërbon Bashën: Ka tre muaj që gënjen ambasadat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, ka folur rreth plaçkitjes që i është bërë në zyrën e tij. I ftuar në A2CNN, Këlliçi shprehet se Lulzim Bashën e tërbon mos përdorja e dhunës, pasi sipas kreut të FRPD, ka tre muaj që po gënjen ambasadat se do të marrin me dhunë zyrat.

“Ajo çka e ka tërbuar Lulzim Bashën është mos përdorja e dhunës. Ka tre muaj që gënjen ambasadat që do marrin me dhunë zyrat e selisë.

Kjo është e padëgjuar dhe e pahasur më parë. I shmangen zgjidhjes politike. Sot janë një minorancë. Në Kuvend nuk ka patur asnjë incident. Po e keqpërdor ambasadën amerikane. Keqpërdor gjithë kohës zyrën e ambasadës amerikane.

Këtu po gënjehet pa masë, po krijohen tensione artificiale, për tu hequr se ka mbështetje”, ka thënë ndër të tjera Këlliçi.

You may also like