Belgjika shumë e fortë, “manita” kundër Shqipërisë së Grimës

by admin
Spread the love

Belgjika ishte shumë e fortë për Shqipërinë e drejtuar nga Armir Grima, që u mposht me rezultatin e thellë 0-5 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Vajza kuqezi u munduan dhe provuan të shënojnë me Krasniqin e Maksutin, por pa sukses. Belgjika në minutën e 37-të e zhbllokoi ndeshjen me anë të Caigny, me një goditje të saktë me kokë.

E njëjta futbolliste shënoi sërish në minutën e 43-të, por më parë e gjeti rrugën e rrjetës edhe Wullaert. 45 minutat e para të ndeshjes përfunduan me rezultatin 0-3.

Belgjika nuk u mjaftua me kaq dhe Wullaert e kishte lënë të hapur llogarinë, pasi i çoi shifrat në 4-0. Deri në fund mysafiret shënuan edhe një gol tjetër, me Blom. Shqipëria tani duhet të mendojë për ndeshjen e radhës, ndaj Armenisë në transfertë. / oversport.tv

ELIMINATORET E BOTËRORIT “AUSTRALI–ZELANDË E RE 2023”

SHQIPËRI–BELGJIKË 0–5
Shënues:
De Caigny 37’, 43’, Wullaert 39’, 57’, Blom 79’

SHQIPËRIA: Viona Rexhepi, Alma Hila, Arbenita Curraj, Sara Maliqi, Endrina Elezaj, Qëndresa Krasniqi, Megi Doçi, Markela Bejleri, Lucie Gjini, Ezmiralda Franja, Kristina Maksuti.

Foto: fshf.org

You may also like