Belgjika shkatërron ngarkesën amerikane të birrës: Nuk i pëlqeu slogani

by admin
Spread the love

Belgjika ka shkatërruar një ngarkesë birre amerikane për shkak se slogan i përdorur nga prodhuesi i saj ishte  “Shampanja e birrave”.

Doganat belge shtypën 2352 kanaçe birre Miller High Life me arsyetimin se ato ishin etiketuar gabimisht si shampanjë. Masa e tyre erdhi pasi një shoqatë tregtare për industrinë e shampanjës u ankua se termi duhet të përdoret vetëm në e prodhuar duke përdorur një metodë tradicionale në Shampanjë të Francës.

Sipas marrëveshjes, shampanja e vërtetë – mund të bëhet vetëm duke përdorur rrushin Chardonnay, Pinot Noir dhe Pinot Meunier. Comité Champagne, një shoqatë e përbashkët tregtare për industrinë e shampanjës, kërkoi shkatërrimin e birrave amerikane, duke argumentuar se etiketa “Shampanjë e birrave” shkelte emërtimin e mbrojtur të “Shampanjës”.

Miller High Life u krijua në vitin 1903 nga një firmë me bazë në Milëaukee. Sipas faqes së saj të internetit, ajo filloi të përdorte sloganin “Shampanjë e birrës në shishe” tre vjet më vonë, duke e shkurtuar atë në “Shampanjë e birrave” në 1969. Birrat ishin nisur për në Gjermani përpara se të kapeshin në portin e Antëerp në shkurt.

Tani u vendos shkatërrimi i tyre duke respektuar njëkohësisht edhe shqetësimet mjedisore me garantimin se ato do të riciklohen në mënyrë që të përgjegjshme në mbrojtje te mjedisit, ndwrsa theksuan edhe njw herw kur vertetohen falsifikime, ato mallra asgjesohen.


Top Channel

You may also like