Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino kanë qenë një nga çiftet më të komentuar të showbizit italian muajt e fundit. Në media ishte aluduar për një ribashkim, por kjo është konfirmuar vetëm sot nga vetë Belen. Ajo ka publikuar foton e tyre të parë pas ribashkimit, duke konfirmuar kështu zyrtarisht rikthimin. Në foto çifti shfaqet gati për të shkëmbyer një puthje dhe postimi ka marrë në pak minuta mijëra pëlqime e komente. Thashethemet për rikthimin e ish-çiftit nisën pasi modelja argjentinase i dha fund romancës me Antonino Spinalbese, me të cilin solli në jetë vajzën Luna Mari në maj 2021.