Bekteshi: Po i rrisim pagat, rritja krahasuar me periudhën e vitit të kaluar është 14 %

by admin
Spread the love

Krerët shtetërorë po vazhdojnë të proklamojnë rritjen e pagave në sektorin publik, duke e ndërlidhur këtë me suksesin e tyre të qeverisjes. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë krahasimin e rritjes së pagave për 10%. Sipas Bekteshit, krahasimi nga qershori i vitit të kaluar me qershorin e këtij viti është plot 14.6% kurse pjesa e parë e këtij viti me vitin 2022 është plot 14%.  “Vazhdojmë me rritjen e pagave për 10%. Rritje e pagës mesatare në Qershor 2023 krahasuar me Qershor 2022 prej plot 14.6%. Pjesa e parë e vitit 2023 krahasuar me vitin 2022 plot 14%”, ka shkruar Bekteshi. /SHENJA/

MARKETING




You may also like