Bekim Sali: Kemi hyrë në këtë garë që ta bëjmë Çairin vend më të mirë për jetesë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Çairit, Bekim Sali, në emisionin debativ në TV SHENJA, tha se i ka hyrë garës për të parin e komunës së Çairit, ngase kjo komunë është e lënë pas dorë, e shkatërruar, ka kaos urbanistik, ka pasiguri brenda dhe gjitha.

“Kjo është një sfidë e madhe për mua si dhe për ekipin tim me të cilin punojmë dhe planifikojmë ta bëjmë Çairin e ri, që të mundemi Çairin ta bëjmë, ta rikthejmë të jetë komuna më e gjelbërt si në ish Jugosllavi dhe komunë me të cilën janë mburrur banorët e saj, ta kthejmë në nivelin e duhur, t’i bëjmë të barabartë të dy anët e Shkupit”, ka deklaruar Bekim Sali në TV SHENJA.

Ai tha se nëse anketohen të rinjtë, mund të shihet se 70 për qind prej tyre nuk dëshirojnë të jetojnë në Çair.

“Është e dhimbshme që në Qendër të kryeqytetit, 70% e të rinjve, e që nuk është nivel i vogël, nuk dëshirojnë të jetojnë në Çair. Kjo flet se për çfarë niveli ne jemi për momentin dhe ashtu siç thash unë kam dëshirë dhe planifikojë që jetën time ta kalojë në Çair. Gjitha elementet e nevojshme për të jetuar, socializuar i kemi pasur në Çair. Sot nuk i kemi për fat të keq, është vështirësuar jeta. Kjo sfidë është që ta kthejmë në nivelin ku ka qenë, dhe ta bëjmë që të mburremi të gjithë që jetojmë aty”, u shpreh Bekim Sali.

You may also like