Bekim Emini pranon detyrën si drejtor i Agjencisë së Investimeve të huaja

by admin
Spread the love

Me futjen në qeveri të Alternativas janë bërë të ditura edhe ministritë dhe drejtoritë që do marrë kjo parti, e një ndër to është edhe Agjencia për Investime të Huaja ku drejtor është zgjedhur Bekim Emini nga Alternativa, shkruan InfoShqip.

Sot ai ka pranuar detyrën e tij si drejtor ku me ç’rast Emini tha: “Sot, e pranova detyrën e Drejtor i Agjencisë së Investimeve të huaja. Në bashkëpunim me ekipin dhe gjithë personelin, do të jemi në shërbim të qytetarëve pa dallim sepse Investimet e huaja janë thelbësore për zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe stabilitetin e saj”, përfundoi ai. /InfoShqip.com

You may also like