Behgjet Pacolli publikon video me Donald Trump në dasmën e Tiffany në ShBA

by admin
Spread the love

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u mbajt mbrëmë ceremonia e dasmës së vajzës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, Tiffany Trump.

E veshur me një fustan të bardhë me xhevahirë dhe me mëngë të gjata, Tiffany ka shkëlqyer në paraqitjen e saj të parë si nuse.

LEXO EDHE KETE

Pas ndarjes nga Afrona, Blero shfaqet me një bjonde tjetër

Tiffany, 29 vjeçe, po kurorëzon dashurinë e saj me martesë me të fejuarin Michael Boulos, 25 vjeç.

Mes shumë të ftuarve në dasmën përrallore, në ceremoni po merr pjesë edhe një shqiptar.

Politikani i njohur, njëherësh ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, është një prej të ftuarve në dasmën madhështore.

Kreu i AKR-së publikoi në rrjetin social Facebook një video nga takimi i tij me babanë e nuses, Donald Trumpin, gjatë hyrjes në ceremoninë martesore.

“I nderuar të jam sonte në rezidencën e Ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, në Mar-a-Lago, ku jam i ftuar në dasmën e madhe të Tiffany dhe Michael”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

 

You may also like