Beharmi jep arsyet e dorëheqjes: Mosreagimi i Qeverisë padrejtësi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-drejtori i Zyrës për Informim në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Artan Behrami po vlerëson se që kur ka marrë timonin si ministre, Donika Gërvalla ka filluar një diferencim politik.

Madje sipas tij, të
gjithë ata që kanë bartur barrën e përgjegjësisë së procesit të njohjeve të
anëtarësimit të Kosovës në OKB janë shënjestër e degradimit të saj.

Ai ka thënë se ka
vendosur të lë këtë ministri në mënyrë që t’i përfaqësojë interesat e Kosovës jashtë
saj.

“Tash e një vit që prej
kur ka marrë timonin e ministrisë së punëve të jashtme Donika Gërvalla ka
filluar një diferencim politik ku të gjithë ata që kanë punuar në ministri që
kanë bartur barrën e përgjegjësisë së procesit të njohjeve të anëtarësimit të Kosovës
në OKB dhe përfaqësimit të interesave të Kosovës në botë janë shënjestër e
degradimit të saj dhe kjo bëhet jo me kritere profesionale po me kritere
partiake që për qëllim kanë diferencimin që ma kujton vitin 1989 që shqiptarët
e kanë përjetuar kur kanë qenë të detyruar të nënshkruajnë kontratën të dalin
nga puna”.

“Me këtë rast kam
zgjedhur të dalë nga puna dhe interesat e Kosovës t’i përfaqësojë jashtë këtij institucioni.
Prej që ka ardhur Donika Gërvalla në ministri asnjëherë nuk është marrë me
politikë të jashtme por është marrë me politika partiake të cilat janë
diskrimunese ndaj shërbyesve civil dhe ndaj diplomatëve të ministrisë. Qe një
vjet Kosova nuk ka njohje ndërkombëtare. Nuk kemi investim që ka ndodhur falë kësaj
ministreje. Kemi pasivitet total në një kohë kur beteja është Serbia dhe nuk
janë diplomatët e Kosovës”.

Megjithatë, Behrami
theksoi se Gërvalla nuk është duke u marrë me politikën e jashtme, por me
politika partiake.

“Ajo në mënyrë
indirekte është duke i ndihmuar diplomacisë së Serbisë e cila çdo ditë synon ta
dëmtojë dh eta dobësojë diplomacinë e Kosovës. Vite më parë kur kemi punuar në ministri
kemi bërë fushata diplomatike ku pothuajse çdo muaj kemi pasur dy tri njohje.
Tash ministrinë e kanë kthyer në një fabrikë ku nuk merren më politikë të
jashtme por me ndarje politike”, tha Behrami.

Behrami shtoi se gjithçka
që është ndërtuar në Kosovë, Qeveria Kurti dëshiron ta zhbëjë dhe ta ndërtojnë
në mënyrë që atyre u konvenon.

“Menjëherë pas luftës
edhe partitë që kanë dal nga lufta kanë hezituar të fillojnë një proces të
lustrimit të bashkëpunëtorëve të ish-Jugosllavisë madje ata disi janë rehatuar
në institucione të ndryshme. Pikërisht ata kanë gjetur rehatinë në qeverinë Kurti
dhe kanë filluar me një proces të lustrimit ndaj brezit të UÇK-së, pavarësisë
dhe ndaj brezit të lirisë. Zonja Gërvalla ka filluar një rishikim të historisë
së Kosovës bashkë me zotërin Kurti. Gjithçka që është ndërtuar në Kosovë dëshirojnë
ta zhbëjnë dh eta ndërtojnë në mënyrë që atyre u konvenon”, tha ai.

Ish-këshilltari i
presidentit Hashim Thaçi, tha se krerët e UÇK-së janë duke u mbajtur
padrejtësisht në Hagë, duke theksuar se tash e një vjet nuk ka asnjë reagim nga
Qeveria për këtë çështje, duke amnistuar këtë padrejtësi që atyre po u bëhet.

 “Ajo çka është duke ndodhur në Hagë është
çështje tjetër diskriminuese që po bëhet ndaj krerëve të UÇK ku një gjykatë e
paprecedentë në historinë e njerëzimit është duke krijuar rregulla paralele që
nuk është duke lejuar të jetësohen të drejtat themeltare të drejtave të njeriut
dhe të burgosurve atje. Mos reagimi i Qeverisë disi ka amnistuar këtë
padrejtësi. Tash e një vjet nuk kemi parë veprim të kësaj qeverie sa i përket
krerëve të UÇK-së”.

Mes tjerash,
Behrami tha se institucionet duhet të fokusohen në mbrojtjen e Policisë së
Kosovës dhe pjesëtarët e UÇK-së në Hagë, raporton EO.

“Por tani mendoj që
institucionet duhet të fokusohen në çështjen e Policisë ku Gjykata Speciale në mënyrë
të pamëshirshme ka sulmuar policinë dhe është përgjegjësi e institucioneve ta
mbrojnë Policinë e Kosovës dhe është në interes nacional të mbrojnë krerët e
UÇK-së meqë atje nuk janë duke ata, por narracioni i luftës së pastër të UÇK-së
duke u gjykuar lufta e Kosovës dhe përmes kësaj gjykate po tentohet të
ndërrohet narracioni ku shqiptarët të duken si agresore derisa serbët si
viktima dhe këtë nuk duhet ta lejojmë”.

You may also like