BEG nga tetori nuk do t’i ngrohë shkupjanët, rregullatori ia merr licencën

by admin
Spread the love




Komisioni Rregullator për Energjetikë është në procedurë për marrjen e tre licencave të Balkan Energy Group, informoi sot kryetari i Komisionit Rregullator Marko Bislimovski. Ai beson se nga tetori kompania BEG nuk do të përkujdeset më për ngrohjen e shkupjanëve. Në momentin që kompanisë BEG zyrtarisht do t’i merret licenca, sipas ligjit Qeveria është e obliguar të shpallë tender për gjetjen e një kompanie tjetër që do ta kryej veprimtarinë e njejtë. Bislimovski siguroi se qytetarët e Shkupit nuk do të mbeten pa ngrohje. Këto zhvillime vijnë pasi kompania BEG paraqiti shpenzime serioze gjatë vitit të kaluar. Për shkak të rritjes së çmimit të energjenseve, BEG nuk kishte mundësi të financojë sezonin e ngrohjes pa ndihmës e shtetit.


You may also like