Befason legjenda e Milanit: Rashë në dashuri me Juven e Platinisë

by admin
Spread the love

Këtë verë, Juventusi ka bërë vetëm një goditje të rëndësishme në merkato, duke siguruar shërbimet e Timothy Weah nga Lille.

23-vjeçari është djali i futbollistit legjendar, George Weah, i cili aktualisht shërben si presidenti i Liberisë. Legjenda e Milanit ishte një nga sulmuesit më shkatërrues gjatë kulmit të tij në mesin e viteve ’90. Ai fitoi Topin e Artë në vitin 1995.

George Weah i çuditi të gjithë me deklaratën e tij të fundit, duke shprehur dashurinë dhe mbështetjen për “Zonjën e Vjetër”.

Natyrisht, ky qëndrim shkaktoi bujë për shkak të lidhjeve të tij të vjetra me kuqezinjtë.

“Kurrë nuk e kam fshehur pasionin tim për Juventusin, as kur kam luajtur për Milanin, të cilin e konsideroja shtëpinë time”, tha Weah në një intervistë për “SportWeek”.

“Milani është familja ime e dytë e futbollit pas Monakos. Por unë rashë në dashuri me Juventusin e Platinisë dhe nuk mund ta mohoj këtë.”

Presidenti liberian është natyrisht i kënaqur me transferimin e djalit të tij tek Juventusi i tij dashur. Ai thotë se familja e tij ka një lidhje të fortë me Italinë.

“Shpresoja që transferimi të realizohej. E dija se ai po fliste me disa klube evropiane dhe fakti që arriti një marrëveshje me Juven më bëri shumë të lumtur.

Lidhja jonë me Italinë është e thellë. Me djalin tim, George, fllas në gjuhën italiane. Timo ka lindur në Nju Jork, por ai ende merrte frymë ajrin italian.”


Top Channel

You may also like