Beatrixa ka nevojë për motiv që të fillojë palestrën

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, duket se po bëhet gati për verë.

Përmes kësaj videoje ku thekson linjat atraktive, ajo thotë se dëshiron që ta inspirojë veten që t’i rikthehet ushtrimeve.

“Më falni por jam duke provuar që ta inspiroj veten për të ushtruar në këto momente”, ka qenë përshkrimi që ka vënë sipër postimit.

Videoja e Trixës është bërë në muajin shtator të vitit të kaluar, një muaj para se të hynte në Big Brother VIP.

Beatrix ndërkohë ka qenë në vëmendje të madhe pas hyrjes në BB VIP për shkak të lidhjes që krijoi brenda me aktorin nga Vlora, Donald Veshaj.

Të njëjtit u ndanë menjëherë pas përfundimit të spektaklit, në muajin shkurt 2022.


You may also like