Beatrix bën veprimin e papritur pak orë para finales

by admin
Spread the love

Ndërsa kanë mbetur dhe pak orë nga finalja e “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj nuk ka hezituar të tregojë mbështetjen për Donaldin. Ajo është rikthyer ditën e sotme nga pushimet në Dubai dhe ishte Albani që ndau një foto nga aeroporti. Ajo pritet të jetë pjesë e finales për të mbështetur partnerin e saj.

Ajo ka bërë tifo për Donaldin dhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Së fundmi, ajo ka shkruar” “Duke të dërguar pak fat dhe urime të mira sot. Kam kryqëzuar gishtat për ty”. Këto fjalë i ka shoqëruar me një fotografi kur ishte brenda shtëpisë dhe Donaldi ndodhej brenda kutisë për një lojë.

Kujtojmë që Beatrix pati një përplasje dhe me Balina Bodinakun pasi kjo e fundit spekuloi se kishte shkuar me pushime me të dashurin. Beatrix u largua në Dubai pasi refuzoi ftesën për të darkuar me banorët pas batutës që u bë ndaj saj. Por tani është kthyer për të qenë pranë Donaldit në këtë ditë të rëndësishme.


You may also like