“BE-ja nuk pajtohet më për të dhënë garancinë e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor”

by admin
Spread the love

Bashkimi Evropian, nga frika e reagimit politik në vendet anëtare, nuk mund të pajtohet më për të dhënë një garanci për anëtarësimin e ardhshëm të gjashtë vendeve të Ballkanit, pasi iu ishte premtuar një vend në bllok, sipas katër diplomatëve dhe një dokumenti të brendshëm.

Deklarata e diplomatëve është lëshuar para samitit të 6 tetorit ku do të marrin pjesë liderët e shteteve të Ballkanit si Kosova, Shqipëria,Bosnja Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Kjo po ashtu është dalë në kohën

Në samit BE-ja ka planifikuar të ripërsëris premtimet e bëra 18 vjet më parë për t’ia dhënë “mbështetjen e plotë të perspektivës evropiane Ballkanit Perëndimor”, sipas draft-deklaratës së samitit e publikuar më 11 shtator që është parë nga agjencia e lajmeve Reuters. Diplomatët thanë se kishin kaluar dy raunde të bisedimeve pa marrëveshje.

Shtetet e BE -së nuk do të bëjnë të ditur pozicionet e tyre, por vendet e veriore si Danimarka, Franca dhe Holanda kanë frikë se mund përsëritet e njëjta çështje si kur u pranua Rumania dhe Bullgaria në vitin 2007, ku sipas tyre u rrit migrimi i punëtorëve të Evropës Lindore në Britani që i ktheu shumë britanikë kundër BE-së.

Bullgaria është kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të një mosmarrëveshje gjuhësore. Derisa mes Kosovës dhe Serbisë situata është tensionuar për shkak të vendosjes së reciprocitetit të targave, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

You may also like