BE-ja nuk e “lë të qetë” Iranian! Blloku, sanksione të reja ndaj Republikës Islamike

by admin
Spread the love

Bashkimi Europian po shqyrton mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja kundër Iranit, e konfirmuar kjo nga kancelari gjerman Olaf Scholz.

Shtypja e egër që po i bëhet protestave në vend, nuk e ka lënë indiferent bllokun europian.

“Jam i shokuar nga fakti se njerëzit që po protestojnë në mënyrë paqësore po vdesin në Iran. Ne dënojmë dhunën e tepruar nga forcat e sigurisë dhe qëndrojmë me popullin e Iranit. Sanksionet e BE-së janë të rëndësishme. Ne jemi duke rishikuar hapat e mëtejshëm”- tha Scholz.

Republika Islamike po përballet me protesta që nga vdekja e Mahsa Aminit, e cila vdiq në duart e policisë së moralit, që e ndaloi vetëm sepse vajza e re nuk kishte vendosur siç duhet, sipas saj, shaminë e kokës. Brukseli në 17 tetor vendosi sanksione ndaj policisë së moralit të Iranit dhe 11 zyrtarëve, përfshirë edhe ndaj ministrit të Telekomunikacionit, por duket nuk do të ndalet me kaq. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, pohoi së fundi se Berlini dhe BE-ja po diskutojnë nëse do ta fusin Gardën Revolucionare të Iranit në listën e “organizatave terroriste”, çka solli reagimin e menjëhershëm të Teheranit që tha se një vendim i tillë do të ishte vazhdim i veprimeve të papërgjegjshme dhe jokonstruktive.

Garda Revolucionare e Iranit është sakaq pjesë e listës së SHBA-së për entitete të huaja “terroriste”. Pavarësisht urdhrit që këtij organizimi të rëndësishëm në Iran që demonstratat të ndalen, njerëzit kanë vazhduar si rrallëherë më parë të sfidojnë autoritete me daljet nëpër rrugë, edhe pse e dijnë se në këtë mënyrë, mund të rrezikojnë edhe jetën. Sipas organizatës Iran Human Rights të paktën 160 protestues, përfshirë dhjetëra fëmijë, janë vrarë qëkur kanë nisur protestat.


Top Channel

You may also like