BDI: Mbështesim nivelizimin e pagave për ciklin e arsimit të lartë

by admin
Spread the love

Bashkimi Demokratik për Integrim jep përkrahje të plotë ndaj iniciativave të cilat kanë të bëjnë me rritjen e pagave në secilin cikël të arsimit duke siguruar që përmes MASH, sapo të përfundojnë procedurat konkrete tek të gjithë universitetet publike do të ketë nivelizim të pagave.

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes grupit parlamentar ka propozuar ndryshim të Ligjit përkatës i cili do të nivelizojë pagat dhe i njejti pritet që të procedohet në një seancë të posaçme të Kuvendit.

Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje të gjitha partitë politike që kjo iniciativë të përkrahet për të bërë një zgjidhje efikase për të gjithë të punësuarit në arsimin e lartë në vend.

Avancimi i arsimit të lartë në vendin tonë mban vulën e BDI-së. Në kontinuitet kemi punuar në drejtim të krijimit të kushteve për zhvillimin e procesit edukativo arsimor.

Gjatë mandatit të BDI-së është investuar në të dy universitetet shtetërore në gjuhën shqipe në UT dhe UNT, në krijimin e kushteve dhe ekipimin e stafit akademik.

Vetëm disa muaj më parë është lëshuar në përdorim edhe konvikti për studentë në Tetovë, një objekt me kushte shumë moderne.

MARKETING



You may also like