BDI mashtron qytetarët – së pari me Naser Ziberin e tani me Talat Xhaferin si kryeministër teknik-administrativ – Shqip

by admin
Spread the love

Kanë reaguar edhe partitë opozitare shqiptare në lidhje me nominimin e Talat Xhaferit nga BDI për kryeministër teknik. Nga Lidhja Evropiane për Ndryshim e Bilall Kasamit, Afrim Gashit dhe Izet Mexhitit, thonë se BDI po i mashtron qytetarët për së dyti me Xhaferin, pas mashtrimit të parë, siç thonë ata, me Naser Ziberin, përcjell KlanM.

Nga Naser Ziberi si kryeministër me kompetenca të plota, BDI sipas opozitës, përfundon me kryeministër Talat Xhaferin, i cili, siç thuhet në reagim, do të ketë vetëm kompetenca administratori. Lidhja Europiane për Ndryshim është për kryeministër shqiptar, ndërsa siç thonë, vet BDI është kundër kësaj.

“Kundër kryeministrit shqiptar janë vetë BDI, e cila mundësinë për të pasur kryeministër shqiptar e humbi katër vite më parë kur i mashtroi shqiptarët që ta votojnë Naser Ziberin, ndërsa BDI e votoi në Kuvend për kryeministër Zoran Zaevin e më pas Dimitar Kovaçevskin. Pse? Sepse BDI-së nuk i interesojnë pozitat e larta shtetërore për të punuar në interes të shqiptarëve dhe të shtetit, por vetëm për të manipuluar opinionin dhe për të vjedhur, e për të sjellë investitor për kazino e bastore nga Serbia dhe Rusia. Me kryeminstrin Teknik, BDI mashtron dyfish shqiptarët, sepse kryeministri shqiptarë do të jetë funksionari i dështuar në 20 vite. Duke i shtuar dhe skandalet e fundit që është në kontakt me Nikolla Gruevskin për të  punuar kundër opozitës shqiptare. BDI ka propozuar një kandidat për kryeministër shqiptar një person i cili nuk do të ketë asnjë kompetencë, por do të jetë kukull në karrigen e kryeministrit, sa për rë organizuar zgjedhjet”, thuhet në reagimin e LEN.

LEN akuzon BDI-në dhe Xhaferin sepse, siç thonë ata, ia pamundësojnë votuesit opozitar shqiptar që të kenë përfaqësuesin në KSHZ dhe kjo, siç thonë nga opozita shqiptare, paraqet dëshmi se po përgatitet manipulim zgjedhor./KlanMacedonia

You may also like