BDI: Beteja e brendshme në VMRO-DPMNE në kurriz të qytetarëve dhe vendit

by admin
Spread the love

 Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes kumtesës partiake porositi se me zgjuarsi po e ndjek shqetësimin e madh në rradhët e VMRO DPMNE-së dhe ndasitë e thella që po shfaqen në betejēn midis integrimit dhe izolimit.

“Kjo betejë e brendshme midis forcave në VMRO-së që duan integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe atyre që preferojnë izolimin po zhvillohet në kurriz të vendit dhe qytetarëve, por edhe duke keqpërdorur institucionet e vendit, proceset si dhe partitë politike dhe liderët partiakë”, njofton BDI-ja.

Nga partia theksojnë se lideri partiak Ali Ahmeti në intervistën e tij të fundit ka folur për procesin e negociatave të Përzhinos dhe takimeve me z. Zaev dhe z. Gruevski mbi temën e tejkalimit të situatës nëpërmjet të procesit të së vërtetës dhe pajtimit.

“Në këto takime të liderëve në klubin e deputetëve, që janë zhvilluar edhe në dijeni të komunitetit ndërkombëtar dhe të udhëheqësive partiake, u formua grup pune i përbërë nga Oliver Spasovski, Nikolla Todorov dhe Artan Grubi”, thuhet në kumtesën partiake.

BDI-ja thekson se ndryshimet në Kodin Penal fillimisht u aktualizuan nga VMRO para ndryshimeve kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës.

“Më pas, Kodi penal ishte gjithashtu kërkesë edhe e kryetarit të ri të VMRO DPMNE Hristijan Mickoski në takimet e liderëve dhe ato bilaterale, por pas distancimit të tij nga ish udhëheqësia e VMRO DPMNE-së, edhe përkundër pajtimit të LSDM-së, ai u tërhoq nga kjo kërkesë. As shteti, as qytetarët, as mediat, as amerikanët dhe europianët, as LSDM e BDI nuk janë armiq të VMRO DPMNE-së, por të gjitha forcat progresive në vend po ia shtrijnë dorën VMRO-së që të heq dorë nga politikat izoluese dhe të bëhet pjesë e Maqedonisë europiane”, kumton BDI-ja.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like