Bayerni piketon Osimhen për sulmin, ofron një tjetër lojtar në këmbim

by admin
Spread the love

Bayern Munich ka si synim kryesor këtë merkato për të sjell në ambientet e saj, nigerianin e Napolit Viktor Osimhen.

Këtë herë, drejtuesve bavarezë mendojnë për një shkëmbim kokë më kokë midis Sadio Mane dhe sulmuesit 24-vjeçar nigerian.

Osimhen këtë sezon ka shënuar 26 gola në 32 ndeshje me Napolin. Klubi italian ka fiksuar shifrën e 150 milionë eurove për çdo skuadër që dëshiron shërbimet e golashënuesit të Serie A. Në këtë rast klubi bavarez stepet sepse mendon që shifra në fjalë është e tepërt për ish-sulmuesin e Lille.

Sadio Mane i cili erdhi me bujë të madhe, nuk ka zhvilluar sezonin e tij më të mirë. Paga e lartë për klubin, si dhe konflikti midis tij dhe Leroy Sane janë disa prej arsyeve që e shtyjnë klubin gjerman të largojë Mane nga Bavaria.

Megjithatë oferta e bavarezëve vështirë se josh De Laurentiis, pasi bosi napolitan kërkon para kesh dhe për më tepër, nuk dëshiron të afrojë në skuadër një futbollist si Mane, që ka pagë mjaft të lartë…


Top Channel

You may also like