Bayerni ndalet sërish, Freiburg trondit Leverkusenin dhe merr kreun e Bundesligës

by admin
Spread the love

Pas barazimit shtëpiak ndaj Monchengladbach një javë më parë, Bayerni i Mynihut ndalet sërish në Bundesligë, kësaj radhë në Berlin përballë vendasve të Unionit.

Përfundon 1-1 sfida që u vendos që në 15 minutat e para të takimit. Becker kalon në avantazh vendasit dhe pak minuta më vonë Kimmich barazon gjithçka. Pas këtij rezultati Bayerni zbret në vendin e tretë në renditjen e Bundesligës në kuotën e 11 pikëve.

Freiburg fiton 3-2 në transfertë përballë Leverkusenit dhe ngjitet në krye të renditjes së kampionatit gjerman. Werder Bremen dhe Koln fitojnë në transfertë respektivisht përballë Bochum dhe Wolfsburg, ndërsa nuk ka fitues në përballjen mes Stuttgart dhe Schalke. / Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Twitter

You may also like