Bayerni ‘kyç’ portën, rinovon kontratën me të dy portierët

by admin
Spread the love

Bayerni i Mynihut ‘kyç’ portën deri në 2025-ën.

Gjigantët gjermanë kanë njoftuar se kanë firmosur kontratat e reja me të dy portierët, titullarin Manuel Neuer dhe zëvendësuesin e tij. Sven Ulreich.

Që të dy kanë firmosur me Bayernin deri në verën e 2025-ës, me bavarezët që zgjidhin kështu çështjen e portës edhe për sezonin e ardhshëm dhe mund të përqendrojnë merkaton në reparte të tjera.

Manuel Neuer u rikthye nga një dëmtim i rëndë dhe mori menjëherë vendin e titullarit, duke treguar të njëjtën siguri në mbrojtjen e katërkëndëshit, ndërsa Ulreich tregoi se është gati ta zëvendësojë, duke ofruar jo pak garanci./ Shqip


Top Channel

You may also like