Bayerni blindon talentin kroat, Josip Stanisic rinovon deri në vitin 2026

by admin
Spread the love

Sven Ulreich firmosi një kontratë të re ditën e djeshme, ndërsa sot Bayerni i Mynihut njofton se do të vazhdojë bashkëpunimin me një tjetër lojtar të rëndësishëm të skuadrës.

22-vjeçari kroat Josip Stanisic, që luan në disa pozicione në mbrojtje ka rinovuar me kampionët e Gjermanisë deri në 30 qershor të vitit 2026.

Mbrojtësi është bashkuar me bavarezët në vitin 2017 dhe që nga viti 2021 është pjesë e skuadrës së parë. Ndonëse Benjamin Pavard është i preferuari për të nisur lojën si titullar nga trajneri Nagelsmann, Stanisic vlerësohet si një i ri me shumë perspektivë nga bavarezët, që mund të mbulojë disa role të ndryshme në prapavijë. / Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Twitter

You may also like