Bayern perfekt! Bavarezët mposhtin me goleadë Plzenin dhe blindojnë vendin e parë

by admin
Spread the love

Vazhdon dominimi i Bayernit të Mynihut në grupin C të Champions League. Bavarezët kanë mposhtur 5-0 Viktoria Plzen, sigurojnë fitoren e tretë radhazi në grup dhe konsolidojnë pozitat në krye të renditjes në kuotën e 9 pikëve.

Ka qenë një sfidë pa shumë histori ajo në “Allianz Arena”, me Bayernin që dominon që nga minuta e parë deri në të fundit. Leroy Sane zhbllokon ndeshjen në minutën e 7-të, ndërsa Gnabry dyfishon shifrat pak minuta më vonë. Pa kaluar 30 minuta lojë, është radha e Mane që të shënojë emrin në listën e golashënuesve.

Gjermanëve u anulohet edhe një tjetër gol në pjesën e parë nga VAR për pozicion jashtë loje të Musialës. E njëjta tablo shfaqet edhe në pjesën e dytë. Është sërish Sane ai që gjen rrugën e rrjetës, ndërsa Choupo-Moting vulos fitoren 5-0 me golin e shënuar.

Bavarezët hedhin një hap të madh drejt kualifikimit në turin tjetër të turneut, ndërsa Plzen pëson humbjen e tretë në po aq ndeshje të luajtura në këtë grup. / Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Twitter

You may also like