Bayern Mynih dhe Borussia Dortmund po e vëzhgojnë sulmuesin shqiptar, Armando Broja

by admin
Spread the love
SOUTHAMPTON, ENGLAND – OCTOBER 23: Armando Broja of Southampton celebrates after scoring their side’s second goal during the Premier League match between Southampton and Burnley at St Mary’s Stadium on October 23, 2021 in Southampton, England. (Photo by Ryan Pierse/Getty Images)

Raportohet se Bayern Mynih dhe Borussia Dortmund janë dy nga disa klube të interesuara për sulmuesin shqiptar të Chelseat, Armando Broja.

I huazuar te Southampton deri në sezonin 2021/22, me paraqitjet e tij 20-vjeçari Broja ka tërhequr vëmendjen e klubeve në mbarë Europën, transmeton portali Shtegu.

Ai është ende në Chelsea deri në qershor të vitit 2026, pasi ka nënshkruar një marrëveshje afatgjatë verën e kaluar përpara se të kalonte në një marrëveshje huazimi.

Por ndërkombëtari shqiptar tashmë kërkohet nga Southampton për sezonin e ardhshëm, West Ham dhe Arsenal gjithashtu janë të interesuar për sulmuesin e Chelseat.

You may also like