Batistuta: Dua të kthehem në Itali, të jem Zanetti apo Maldini i Fiorentinës

by admin
Spread the love

Gabriel Omar Batistuta ka qenë i ftuar në “Festivalin e Sportit” në Trento ku ka treguar edhe dëshirën për tu kthyer për të bashkëpunuar sërish me Fiorentinën.

Një ide që ish-sulmuesi argjentinas e ka theksuar edhe sot në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”.

“Jam gati për një aventurë të re në Firenze. Deri më tani nuk ka qenë mundësia, por besoj që Fiorentina ka nevojë për një figurë karizmatike si Zanetti tek Interi apo Maldini te Milani. Edhe Roma nuk duhet të bëjë pa Tottin.

Për të bërë një klub të funksionojë nuk mjaftojnë vetëm rezultatet, janë të rëndësishme edhe emocionet që prekin njerëzit. Kur u bashkova me Interin, në klub ishte Facchetti. Një pikë referimi, një model”, ka thënë Batistuta. / Oversport.tv

Foto: gabrielbatistutaok Instagram

You may also like